“Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”– ishte kjo deklarata e Arbana Osmani pak ditë më parë në një intervistë, duke njoftuar rikthimin në ekran në sezonin e ri.
Nga ana tjetër bashkëshorti i Arbana Osmanit, regjisori Eduart Grishaj, premtoi një super spektakël në rikthimin e tyre në sezonin e ri televiziv, pa ndarë asnjë detaj se ku apo me cilin spektakël.
Të shumta janë pyetjet që po qarkullojnë për rikthimin e çiftit tashmë. Në cilin televizion do të shfaqen? Në cilin spektakël? Do jenë sërish në BBV Albania? Apo do të jenë në Kosovë në edicionin e tretë të BBVK?
Ndërsa këto pyetje ende janë pa përgjigje, një detaj i fundit u vu re në telefonin e Arbana Osmanit gjatë një postimi të saj. Në kategorinë “recently added” (aplikacione të shkarkuara së fundmi), ishte pikërisht “TV Klan”.
Sigurisht ky detaj ngjalli kuriozitet dhe zhurmë në rrjet. Pse Arbana ka shkarkuar aplikacionin e Klan? A do të thotë kjo që do të jetë pjesë e këtij televizioni tashmë?
Jo domosdoshmërisht, por kujtojmë se pas shkëputjes së saj nga BBV, thashethemi i parë që qarkulloi për moderatoren ishte që do të bëhej pjesë e “Klan” dhe pse kjo nuk u diskutua gjatë pasi asokohe ajo hapi biznesin e saj dhe u foksua tërësisht aty.
Një detaj tjetër i para pak kohëve, ishte Arbana që u shfaq në skenën e “Love Island”. Ndonëse ajo ishte thjesht për xhirimin e filmit të Eduartit, “The Passport”, pse duhej të ishte pikërisht në studion e Klan, ku Arbana e as Edi nuk kanë punuar më parë?!
Epo, të gjitha këto pyetje ngelen pa përgjigje ende, pasi një nga gjërat që Arbana bën më së miri është SUSPANCA e famshme, që moderatorja e ka vulë të saj me sa duket.