“Përplasja” mes Luizit dhe Deas sot për shkak të “dedikimit” të Luizit për të në koncertin në Shkodër dhe më pas reagimi i Deas kundrejt tij, kanë marrë gjithë vëmendjen e rrjetit ditën e sotme.
Pas tyre dhe shumë personazhe të tjerë kanë reaguar, në mbështetje të Deas.
Nga ana tjetër, ish-mikja e Luiz Ejllit, Efi Dhedhes e cila deri më sot kishte vendosur të qëndronte sa më larg vëmendjes së publikut, duket se ka vendosur të reagojë “indirekt” lidhur me situatën.
Kështu, Efi vendosi pikërisht sot të bëhet pjesë e apikacionit më të ri “Threads” dhe postimi i saj i parë ishte pikërisht një status ku shkruante:
“Erdha edhe une. Cfare te them tani? Se kur flet shume ben edhe gabime”
Kaq mjaftoi që rrjeti të fillojë të mendojë se është një postim me nëntekst për të ironizuar dedikimin e Luizit për Dean.
Ndoshta nuk është rasti dhe Efi ka qenë duke folur për aplikacionin, por e vështirë të besohet si teori.