“Arbana Osmani nuk do të moderojë BBV3!! “. Ky është lajmi që po bën xhiron e rrjetit aktualisht në media – lajm i cili ka dalë nga “Top-Channel”, sipas ‘Anabel’. Po i njëjti burim tregon se ka pasur debate të forta mes Arbana Osmanit dhe administratorëve të televizionit, që ka sjellë këtë pasojë, ende e pavendosur përfundimisht.
Deri më tani nuk kishim parë asnjë reagim, as nga administratorët e “Top-Channel” dhe as nga moderatorja Arbana Osmani. Mirëpo, së fundmi Arbana ka postuar në Instastory një foto të kafes që po konsumon dhe është pikërisht “Lori-Caffé”.
“Kafja e parë e ditës” – shkruan Arbana, ndërsa rrjeti nisi menjëherë t’a shohë këtë postim të “Lori-Caffé” si një reagim të moderatores për lajmet që qarkullojnë, për të treguar që nuk ka asnjë hatërmbetje mes saj dhe administratorëve.
A është ky sipas jush, një reagim indirekt i Arbana Osmanit për lajmet që qarkullojnë?!