Pak më parë Luizi postoi një Instastory, ku tha se do postojë vetëm postime të ish-banorëve të BBV, postim ky që u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, një nga ndjekësit i kërkoi t’a kishte më shumë merak “motrën”, referuar Efit. Këtij komenti, Luizi iu përgjigj duke i thënë se do i vijë koha dhe diplomacisë, duke treguar kështu se ka menduar diçka dhe për të dhe që situatat mes tyre nuk janë zgjidhur, e me sa duket as nuk kanë për t’u zgjidhur ndonjëherë.
Mirëpo, direkt pas këtij komenti të Luizit, Efi ka vendosur të ndajë disa momente të saj në BB, editime të fansave të saj, ku një ndër to dhe një video teksa shfaqet duke qarë, pas debateve me Luizin në shtëpi.
Kujtojmë gjithashtu se para disa kohësh në një Instastory, Efi deklaroi se gjithnjë do t’a mbështesë Luizin në projektet e tij të reja, ndërsa pas publikimit të këngës së re të Luizit “Amaneti”, ajo nuk e ka mbështetur këngëtarin, duke i dalë kundër deklaratës së saj të mëparshme. Ndoshta ka ndodhur një tjetër debat mes tyre që ende nuk është bërë publik, gjë që mbetet të presim për t’a parë.