Sic mund ta dini tashmë, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë dy protagonistët e komedisë më të re “Në kuadër të Dashurisë”, një film i prodhuar nga Top Channel, me një kast shumë të mirë aktorësh e personazhes të njohur, që aktualisht është në fazën e xhirimeve dhe që pritet të vijë në kinema në tetor. Megjithatë, përvec komedisë që të gjithë mezi po e presin, Luizi duket se po xhiron një tjetër film, të zhanrit aksion ose dramë. E themi këtë, nisur nga fotoja fundit që ka postuar në Instagram, ku këngëtari shfaqet në një skenë që sigurisht nuk mund të jetë pjesë e “Në kuadër të dashurisë”, teksa i drejton një pistoletë në kokë aktores Zamira Kita.
“Në kuadër të hakmarrjes” do ishte një titull i mirë filmi, megjithatë le të mbetemi te komedia njëherë.