Debati mes Julit dhe Eglës ka tejkaluar gjithë limitet dhe ka vijuar me ofendime shumë të forta, ndërsa Egla i ka përmendur Julit sërish vajzën e tij.
Duke qenë se kjo tashmë është një situatë e përsëritur si fillim me vajzën e Ilnisës, më pas me vajzën e Jetmirit, e së fundmi me vajzën e Julit, mbështetësit e këtij të fundit kanë nisur në rrjete sociale një fushatë sensibilizuese me hashtagun #mosmaprekfëmijën, kjo pas postimit nga familjarët e Julit në Intagramin e tij ku shkruhej:
“Të prekësh fëmijët nuk të bën grua, aq më tepër grua të fortë! #mosmaprekfëmijën”
Me qindra mbështetës i janë bashkuar kësaj fushate nën këtë hashtag, duke publikuar fotot e fëmijëve të tyre me fytyra të mbuluara.

Duket se tashmë, debati mes banorëve ka marrë përmasa edhe më të madhe, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë një masë të marrë nga “Vëllai i Madh” lidhur me këtë.