Mozzik ka vendosur të shkaktojë zhurmë në rrjet sot, përmes Instagramit të tij. Ai ka hedhur disa postime të njëpasnjëshme në Instastory, që lidhen me jetën e tij private.
“Ka mundesi qe martona qet vere! ” – ka shkruar reperi.
Më tej, ka vijuar me disa postime të tjera.
Pra sipas Mozzik, do të martohet në verë me një grua shumë të njohur në rrjetet sociale, me të cilën pret edhe një fëmijë.
Për reperin, partnerja e re është e dyta e vërteta, pas lidhjes dhe ndarjes së bujshme me reperen Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë.
Por, prit pak Mozzik se rrjeti nuk të beson kaq lehtë! Më herët, reperi ka përzgjedhur forma të tilla për të promovuar këngët e tij të reja dhe mund të jetë po e njëjta gjë edhe këtë herë.
Epo, tani mbetet të shohim çfarë do të ndodhë – nëse është vërtet siç shkruan apo do të vijë një projekt i ri nga Mozzik!