Prej disa kohësh Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të historisë së dashurisë me Loredanën, dhe lidhjes së kësaj të fundit. E po ashtu, në rrjet është komentuar edhe ndarja e Afrona Dikës nga Blero, dhe lidhja e saj e re.
Këto të dy janë bërë bashkë. Kjo pasi reperi kaloi ditën në qendrën e estetikës së Afronës, duke u kujdesur për vete, e sigurisht nuk mungoi edhe një foto e tyre.
Pas takimit të tyre, Afrona ka treguar se Mozzik i la përshtypjet më të mira.
Moti se kam takuar një person kaq modest dhe përtokë. Na vjen mirë që ta patëm në Grace’, është shprehur Dika.
Kujtojmë se Mozzik është një nga reperët shqiptarë më të komentuar. Së fundmi përveç muzikës, me të cilën ai godet gjithmonë, Mozzik komentohet edhe për familjen e tij, gruan Loredanën dhe vajzën e tyre Hana, e cila erdhi në jetë më 18 dhjetor 2018.
Në të njëjtën ditë Zefi zbuloi se ishte martuar me reperin duke publikuar një foto me unazat që mbante në duar. Dy këngëtarët tashmë kanë nisur edhe bashkëpunimet, ku “Bonnie and Clyde” dhe “Romeo dhe Juliet” janë kthyer në hite.