Reperi Mozzik na ka bërë konfuzë të gjithëve me deklaratat e shumta për jetën e tij sentimentale.
Herë tregon se është single e herë se dikush i ka rrëmbyer zemrën. Herë thumbon të dashurin e ri të Loredanës e herë na tregon të bijën, Hanën, duke i kërkuar llogari për vajzat me të cilat ai shfaqet në videoklipe.
Edhe kësaj here, Mozzik ka bërë një tjetër deklaratë në InstaStory ku i tregon ndjekësve se në fakt, ai nuk është single prej 11 muajsh.
Ai shprehet se e do, por se cila na qenka vajza, nuk e tregon!
“Në fakt, nuk jam single prej 11 muajsh dhe e dua”- shkruan reperi krahas fotos që na bëri kaq konfuzë.
Të jetë mënyrë për të bërë zhurmë për një klip të ri, apo po na tregon të vërtetën?
Mbetet për t’u parë…