Mozzik është goxha aktiv në rrjetet sociale dhe jo vetëm me postime që kanë të bëjnë me karrierën e tij muzikore.
Herë pas here ai ndalet tek ngjarjet e fundit si politike ashtu edhe sociale si dhe përcjell edhe mesazhe për të gjithë ata që e ndjekin në Instagram.
E së fundmi, duke qenë një praktikues i fesë islame, Gramos Aliu (emri i vërtetë), ka shpërndarë një të tillë.
“E unë ende trishtohem nga njerëz që zgjohen në mëngjes e thonë ‘Nuk besoj në Zot’. Disa thonë ‘Nuk ka Zot’. E trishtë vërtetë e trishtë”, tha fillimisht ai.
27-vjeçari tutje shtoi: “Zoti iu bëftë nga të sinqertit secilin juve që falënderoni Zotin e i luteni vetëm atij e askujt tjetër”.