Duket se personazhet e showbiz janë bërë “preja” kryesore e grabitësve kohët e fundit. Pas Morena Tarakut e Adelina Tahirit, radha është e Mozzik.
Reperi ka lajmëruar përmes një story se i kanë hyrë në shtëpi, dhe i kanë shkaktuar një dëm financiar mjaft të madh.
Sipas Mozzik, hajdutët i kanë marrë rreth 100mijë euro cash nga kursimet e tij që i mbante në një kasafortë në shtëpi. Përpos parave, i kanë marrë gjithashtu edhe ora, unaza e varëse të gjitha flori, të cilat tejkalojnë shumën e 100mijë €.
Nga ana tjetër, Mozzik tregon se i kanë grabitur edhe 16 armë, të cilat ai i mbante në shtëpi dhe sipas reperit janë të gjitha me leje, si dhe sistemin e kamerave.
Ndërkohë Policia e Kosovës po punon lidhur me zbardhjen e çështjes, ndërsa Mozzik ka theksuar se armët janë me leje dhe se sipas Administratës Tatimore, ai është tatimpaguesi më i madh ndër artistët shqiptarë.