Mozzik në “Big Brother VIP Kosova 2”?
Kjo mund të duket e pamundur për shumë prej jush, siç duket e pamundur edhe për vëllain e tij, Getinjo. Por moderatorja Liberta Spahiu thotë se po. Ajo ka publikuar në Instagram një screenshot të një bisede me Getinjon në Instagram ku i shkruan
“A e ke dëgjuar që Mozzik do jetë në Big Brother VIP 2?” “Kurrë”- i shkruan Getinjo, të cilit Liberta ia kthen: “E sheh?” “Hajër inshallah”- shkruan ai, teksa moderatorja i thotë: “E sheh? Por, ai tha se do rrijë deri në fund”.
Nuk dihet ende nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një lojë. Kujtojmë se Getinjo ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ku qëndroi vetëm një muaj.