Të gjithë e kemi një ‘fiksim’ në mënyrën se si shkruajmë mesazhe. Dikush dërgon shumë mesazhe njëri pas tjetrit, dikush e përmbledh atë që do të thotë me një mesazh të vetëm, dikush t’a lë ‘seen’ e dikush nis vetëm mesazhe me zë.
Ky i fundit me sa duket, është rasti i Jonida Maliqit. Sipas shoqes së saj, Jonida mesazhet i nis vetëm me zë dhe nuk shkruan kurrë. “Se ç’janë ca që më nisin vetëm voice” – shkruan ajo teksa ka postuar një ‘meme’ të një bisede mes shoqesh e kjo i ka kujtuar Jonidën.
Këtë ‘meme’ e ka ripostuar edhe vet Jonida Maliqi, teksa ka shkruar “na bëre rezil”. Epo, mirë ka bërë që ta kuptoni, nuk është fare këndshëm të dëgjosh ‘voice’ nga 3 minuta! :’)