Xhensila Myrtezaj së fundmi është shfaqur me një fizik të tjetërsuar me forma bombastike. Ndjekësit në koncertet e saj të fundit dhe në klipin e ri e kanë komentuar vazhdimisht për format e saj.
Rrjeti shprehet se ky ndryshim i Xhensilës në përmasat e saj fizike është padyshim falë ndërhyrjeve estetike.
Epo, me sa duket nuk është kjo arsyeja dhe këtë e ka zbuluar instruktorja e saj e fitness-it , e cila përmes një reagimi në Instastory për projektin e ti muzikor të Xhensilës, ka theksuar se përmasat e saj vijnë si pasojë e disiplinës dhe sakrificës, duke nënkuptuar kështu se gjatë kësaj kohe këngëtarja është ushtruar intesivisht për të arritur këtë rezultat.
Kështu që goca, për të gjitha ju që e doni këtë trup, tashmë e morët vesh sekretin.