Ashtu sikurse u lajmërua dje, finalja e BBV3 do të mbahet më 25maj, ndërsa banorët kanë festuar dje plot 100 ditë qëndrim në shtëpi.
Për të festuar 100-ditëshin, produksioni kishte përgatitur një klip mjaft emocionues të kësaj aventure, mirëpo një detaj nuk kaloi pa u vënë re.
Klipi hapej me Romeon, Eglën dhe Julin dhe gjatë gjithë kohës kishte mbizotërim të momenteve të këtyre personazheve, detaj ky që ka ngritur mjaft aludime në rrjet se tashmë 3 finalistët e parë janë vendosur dhe se ‘lufta’ finale do të zhvillohet mes këtyre 3 banorëve.