Ditën e djeshme u hapën dyert e dashurisë nga Luana Vjollca në “Love Island Albania”. Mirëpo, konkurentët e përzgjedhur nuk u pritën edhe aq mirë në rrjet.
Sipas rrjetit, djemtë e programit ishin shumë të ekzagjeruar, me trupa shumë të “fryrë” e të palestruar më shumë se ç’duhet. Madje, ndjekëset u shprehën se nuk i duan më këto lloj meshkujsh, por tani i duan me bark si Luizi.
Sa i përket këtij komenti, ka reguar edhe vet Luizi me humorin që e karakterizon, i cili i është përgjigjur ndjekëses duke i shkruar: ” Ti bëfsh hajër, se po vdisja për makarona.”
Epo me sa duket djemtë e palestruar nuk janë më në modë, sipas gocave. Çuna, mund të ushqeheni lirisht tashmë – sugjerimin ua dha Luizi, makarona! 😉