Çifti(ish) Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe mediave rozë me ndarjen e tyre. Publiku me sa duket e pëlqente shumë dyshen dhe duket se nuk e kanë pritur dhe aq mirë lajmin e ndarjes së tyre.
Pas intervistës së fundit të Olsi Bylykut në “Më lër të flas”, shumë fansa janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e tij jo fort të mirë.
Për këtë arsye, shumë prej njerëzve në rrjet janë shprehur se kjo ndarje ka ardhur prej Eglit, e dyshimet u shtuan më shumë pas këngës së fundit të Olsi Bylykut me titull “Hallall”, për të cilën u tha se ishte një dedikim për ish partneren e Olsit.
Kështu ka ndodhur edhe në një postim të fundit të Eglit, ku një ndjekëse ka shkruar një pjesëz të këngës së Olsit.
“Tana i ke hallall” – ka komentuar ndjekësja, ndërsa nuk ka munguar as sqarimi i Eglit.
“Mos u bej merak për ‘hallall’-et e mia, se ka 2 vite qe eshte krijuar ai material muzikor, thjesht tani eshte lancuar per ta degjuar ju,jo une” – ka shkruar aktorja, ndërsa ka vijuar me një postim në Instastory ku shkruan:
“Një sqarim i vogël për Edën & të gjithë që sikurse Eda, mendojnë se kënga është dedikuar mua. Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani, tjetër muhabet. E lumtur që ka patur sukses sepse është material i bukur! Bye.”
Ndërkohë, një tjetër ndjekës i shkruan Eglit se do fë ishte më mirë të mos e kishin bërë publike ndarjen, që të mos i duhej të merrej me njerëzit tani dhe këtu Egli nuk ka nguruar të hedhë një “kunjë”(indirekt) edhe për Olsin.
“Ci ke hap pune vetes me u marr me rob tani, me mire mos ta kishit bo publike qe u ndate” – ka shkruar ndjekësi dhe ka marrë menjëherë përgjigje nga Egli e cila shkruan
“Sa kohë personalisht kam zgjedhur të mos prononcohem në asnjë intervistë, mendoj se s’duhet ta shkruash komentin në shumës. Të përshëndes shumë!” – duke nënkuptuar kështu që ka qenë Olsi ai që e ka bërë publike ndarjen nëpërmjet intervistave.
Kështu, u tregua qartë që Olsi dhe Egli e kanë ndëprerë lidhjen e tyre njëherë e mirë. Me gjithë dëshirën e ndjekësave për t’i parë bashkë, mendojmë që duhet të respektohet zgjedhja e lirë e secilit personazh publik ose jo! 🙂