Komunikimi “live” dje me ndjekësit i Luizit, teksa darkonte me Kiarën, mori gjithë vëmendjen e rrjetit, pasi ai vendosi t’i kthejë përgjigje shumë nga pyetjeve të ndjekësve të tij.
Nga nëna dhe Kiara, shtatëzania e Kiarës , martesa e Megi Topallit pas dasmës së tij, deri te bashkëpunimi me Flor Mumajesin dhe detajet. Gjithashtu, Luizi nuk i shpëtoi as pyetjes së kontratës së “famshme” të martesës me Kiarën, për të cilën rrjeti nisi të aludojë se ishte false, kur gjatë xhirimit të një reklamë për një kompleks rezidencial në Prizren, në kontratën e shitblerjes ishte shënuar emri Kiara Tito dhe jo Ejlli. (Lexo këtu detajet)
Sa i përket kësaj çështjeje, Luizi është shprehur se nuk ka në mend të kthejë përgjigje për këtë. “Di të thm që sa herë të hyj në live a diçka, në krah do kem këtë vajzë. Nëse kjo nuk iu mjafton si përgjigje, nuk kam përgjigje tjetër” – është shprehur Luizi.