Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre së fundmi në një dasmë private në Toskanë të Italisë, pjesë e së cilës ishin miq, familjarë dhe kolegë.
Një prej kushteve strikte të dasmës ishte ruajtja totale e privatësisë, duke ndaluar postimin në rrjete sociale për të gjithë të ftuarit.
Ky kusht duket se nuk i ka pëlqyer disa prej ndjekësve të moderatorës, të cilët janë shprehur “të zhgenjyer” nga fakti që nuk janë përditësuar me foto nga dasma.
Disa prej tyre e kanë shprehur pakënaqësinë edhe në rrjete sociale.
Teksa Arbana poston foto nga muaji i mjaltit në Dolomites, dikush i shkruan:
“Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.
“Ata që më duan, më kuptojnë”- ia ktheu ajo.