Sara Gjordeni ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të mujave të fundit, me lojën e saj në BBV, lidhjen me Bardhin dhe gjithë zhurmën e shkaktuar jashtë me daljen e tyre nga loja.
Megjithatë, Sara dhe Bardhi ia dolën të mbronin dashurinë e tyre, ndërsa po bëhen edhe prindër të një fëmije.
Teksa modelja është në pritje të ëmbël, ajo ka ndarë së fundmi një postim ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, mirëpo një ndjekëse e saj ka pasur një koment për Sarën, të cilin e ka dërguar në profilin e saj.
“Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin” – shkruan ndjekësja, mesazh të cilin Sara e ka ndarë në rrjetet e saj sociale, ndërsa më pas i ka publikuar edhe foton e profilit ndjekëses, ku shkruante “E LIGË”, postime të cilat i fshiu më pas.