Meriton Mjekiqi ka uruar përmes rrjeteve sociale djalin e tij për ditëlindje. Ai ka ndarë disa postime krah tij në Instagram me disa fjalë zemre.
“Shpirt i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mi”, ka shkruar ai.
Moderatori tha në Big Brother VIP se kanë kaluar shumë vite që nuk e ka parë djalin për shkak të raporteve që ka me ish-partneren. Ai ndau edhe rrëfimin prekës për historinë e të birit i cili është me spektrin e autizmit.
Meritoni shprehu dëshirën për ta takuar kur ndodhej brenda shtëpisë e duket se gjithçka është realizuar në ditën e veçantë të Loarit.