Dj.Dagz feston sot 31-vjetorin e ditëlindjes. Së fundmi, ai është bërë baba i një djali të quajtur Trev, me partneren e tij Einxhel Shkira, lidhjen me të cilën e nisi në “Big Brother Vip Albania 1”.
Menjëherë pas përfundimit të eksperiencës së tyre në BBV, Einxhel dhe Dagz nisën bashkëjetesën dhe sollën në jetë Trevin.
Ndërsa në këtë 31-vjetor, dëshira e Dagzit lidhet pikërisht me djalin e tij.
Me anë të një postimi në Instagram me djalin e tij, Dagz shkruan: “Çdo urim per ditelindje ta percjell ty. Te paca cdo ditelindje te jetes tem afer i lumtur e i shendetshem. Kjo eshte gjithcka dua per cdo dite te jetes time. Ps. E ka ne vena! Trev G eshte rruges!”
Mesa duket, Trev ka trashëguar profesionin dhe pasionin e të atit dhe po e shijon punën e tij që tani, aq sa edhe emrin e artit ia kanë gjetur – Trev G !
Ndërkohë, partnerja e Dagz dhe mami i Trev, Einxhel Shkira ende nuk e ka uruar partnerin publikisht, dhe ne jemi gjithmonë në pritje të dedikimeve gjithmonë të ëmbla mes çiftit!!
Gëzuar ditëlindjen Dagz! 🙂