Efi Dhedhes ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj përmes një “Ask me a question”.
Mes shumë pyetjesh, finalistja e BBV2 është pyetur nëse deklarata e saj asokohe se ishte e lidhur, ishte thjesht sa për të shmangur ngacmimet në shtëpi që të mos krijonte mundësi për romanca.
“S’di pse kam bindjen se në Big bëre kot sikur kishe të dashur jashtë për të shmangur ngacmimet”.
Këtij komenti i është përgjigjur shkurt duke thënë: “Nuk jam aq e zgjuar…”
Kujtojmë se Efi asokohe deklaroi se ishte në lidhje prej një viti me një djalë të cilin e quajti “Genci” duke mos i zbuluar emrin e vërtetë, mirëpo kjo romancë u ndërpre me përfundimin e BBV2.