Ditën e sotme Bora dhe Donaldi kanë bërë publik filmin e tyre “5 herë JO” dhe disa nga skenaret dhe llojin e filmit.
Nga ana tjetër kujtojmë që prej kohësh ka nisur xhirimin e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku protagonistë kryesorë janë Luizi dhe Olta.
Duke marë parasysh dhe gjithë stafin dhe kohën e përgatitjes së filmit pritet që “Në kuadër të dashurisë” të ketë ndikim dhe audiencë më të lartë duke qenë se dyshja Olta dhe Luiz janë në qendër të vëmendjes.
Për të mos harruar që dhe Bora dhe Donald janë shumë profesionistë në aktrim ku ky i fundit dimë që ka dalë nga skena e aktrimit.
I mbetet publikut shqiptar të vendosë se cili do jetë i preferuari i tyre.