“Në kuadër të dashurisë” është filmi më i përfolur i momentit, premiera e të cilit do të shfaqet në tetor në kinema.
Ndërsa filmi ka bërë bashkë aktorë të rinj e të vjetër si dhe personazhe publikë, vëmendjen maksimale e kanë dy protagonistët e filmit – Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët kimia dhe “antipatia” për njëri-tjetrin, i ktheu nga “armiq” brenda BBV në “të martuar” në film.
Hera herës, kemi parë skena e prapaskena të filmit dhe protagonistëve dhe po ashtu këtë herë po ju sjellim një pjesë xhirimi, ku çifti Olta Luiz, duket të jenë së bashku në makinë.
Tashmë xhirimet e filmit janë përmbyllur dhe po punohet me montimin dhe sjelljen e produktit përfundimtar në tetor, ndërsa dy protagonistët thuhet se që pas përmbylljes së xhirimeve nuk kanë pasur më as kontakt dhe as komunikim me njëri-tjetrin.