Kanë kaluar shumë pak ditë nga koha kur u konfirmua lidhja e Jori Dellit me këngëtarin Fred de Palma, fillimisht nga këngëtari, e më pas nga vet Jori.
Që atëherë, çifti nuk na i ka kursyer dedikimet e vazhdueshme dhe postimet për njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, teksa kanë nisur dhe pushimet së bashku në jug të vendit.
Mirëpo, kjo nuk i ka shpëtuar gazetarit Ronaldo Sharka, të cilit nuk ka i kaluar pa e komentuar këtë situatë. Madje, ai ka vendosur t’i nisë një mesazh në Instagram të dashurit të Jorit, duke i shkruar:
“Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetme loti, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalim në protestë . Na more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princeshat. Mos e lër t’i shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë. Me respekt nga Shqipëria.”
Kujtojmë se Jori dhe Ronaldo kanë miqësi tepër të mirë me njëri-tjetrin që nisi në BBV, e u forcua edhe më shumë në “Kepi i Vipave”.