Arbenita Ismajli dhe ish-reperi Fero kanë qenë së fundmi kryefjalë e mediave, pas largimit të këtij të fundit nga muzika dhe përkushimit në fenë Islame.
Pak ditë më parë reperi konfirmoi ndarjen nga modelja Arbenita Ismajli me të cilën kanë një vajzë, Ninën, duke u shprehur se nuk ka interes të dijë se çfarë bën ajo me jetën e saj.
Edhe pse në proces divorci, ata duket se janë një postim larg njeri-tjetri, ku i gjejmë shpesh të ‘thumbojnë’ njëri tjetrin.
Por ky i fundit i Arbenitës duket se nuk ka për t’i pëlqyer aspak Feros. Ajo ka postuar një video të një personi që qesh ‘me të madhe’ ku shkruhet:
“Kthehemi sërish bashkë, unë kam ndryshuar.“
Mos vallë Fero i ka kërkuar të rikthehen? Sido që të jetë puna, Arbenita duket se ia ka kthyer përgjigjen dhe në një mënyrë që Fero-s ndoshta nuk do t’i pëlqejë aspak.