BBVK ka filluar vrullshëm këtë vit, me debate, të papritura e ironi kundrejt njëri-tjetrit. E megjithatë, banorët janë ende duke u njohur me njëri-tjetrin, e nuk kanë munguar as rrëfimet personale.
Një ndër banoret që ka folur pak më tepër rreth vetes ka qenë modelja Santiana Maloku, e cila ka rrëfyer lidhur me historinë e saj të dashurisë, duke treguar që është në një marrëdhënie prej 3vitesh.
“Unë kam të dashur, që 3vjet jam në lidhje serioze” – është shprehur ish konkurentja e “She’s On Top”.
Kujtojmë se për lidhjen e saj, Santiana ka treguar edhe më herët pasi u përfol në rrjet për deklaratën e saj se Kiara Tito ishte pak xheloze, pasi mori pjesë në videoklipin e këngës së Luiz Ejllit, “Amanet”.