Para disa ditës, prindërit e moderatores Kiara Tito festuan 30-vjetorin e martesës, në një festë plot miq e të ftuar.
Në pamjet që XL Social Media publikoi, rrjeti nisi të ziejë, mbi një shtatëzani të mundshme të Kiara Titos, kjo pasi në videot e publikuara, ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur, edhe pse në një tjetër video duket qartë që as vet çifti nuk do të mendojë askush që ajo është shtatzënë. (Lexo: Ekskluzive/ Gjatë fotove para festës, Luizit i kërkojnë t’i mbajë dorën Kiarës te barku, ai nuk pranon!! Çfarë ndodhi?)
Së fundmi, Luizi ka postuar një foto në Instastory teksa është duke drekuar me familjen e Kiarës. Mirëpo, sërish vëmendjen e mori Kiara në rrjet. Pse? Sepse, sipas rrjetit, Kiara po përpiqet të mbulojë barkun me duar.
Në fakt, duket sikur Kiara nuk po mbulon barkun, por thjesht ka pozicionuar duart në mënyrë të tillë pasi ka veshur xhinse të shkurtra. Edhe pse nuk mund të flasim me siguri për asgjë, mendojmë që nëse do donte të mbulonte barkun, thjesht fotoja mund të ishte bërë nga një tjetër kënd.