Dafina Zeqiri është padyshim një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, kjo falë karrierës së saj në muzikë, si dhe debateve të vazhdueshme me kolegët e saj, sidomos në vitin e shkuar.
Po aq e komentuar është edhe lidhja e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji, që erdhi direkt pak kohë pas ndarjes nga Dj.Geek.
Madje Dafina ka vendosur të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhjen e saj me Kreshnikun, ku pak javë më parë njoftoi se këtë vit çifti do të martohen, ndërsa asnjëherë nuk na i kanë kursyer fotot dhe videot romantike me njëri-tjetrin.
Mirëpo, veprimit i fundit i Dafinës ka nxitur mjaft aludime në rrjet, pasi këngëtarja ka vendosur të largojë nga Instagrami gjithë personazhet që ndiqte duke lënë vetëm nënën e saj, presidenten e Kosovës si dhe kompaninë e saj të produksionit, duke larguar kështu edhe Kreshnikun dhe kaq mjaftoi që rrjeti të dyshojë se Dafina i ka dhënë fund lidhjes edhe me Kreshnikun.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë vet Dafina ajo që ia ka dhënë fund dyshimeve, duke postuar në Instagram foto duke u përqafuar me Kreshnikun, Instastory të cilin e ka postuar edhe vet biznesmeni.
Si mund ta keni kuptuar edhe nga foto, nuk ekziston asnjë “krisje” në raportin e çiftit e aq më tepër ndarje mes tyre.