Aktorja e njohur Olta Gixhari, është në pritje të një fëmije të dytë, një djalë do të vijë përsëri në jetën e Oltës.
Mbrëmjen e sotme, Olta ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj personale të Instagramit, teksa ka marrë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së saj dhe jo vetëm.
Nuk kishte si të mungonte dhe pyetja: ‘Çfarë emri do i vendosësh vëllait të Amarit?’
Olta shprehet se e ka gjetur një emër shumë të veçantë që nuk e ka dëgjuar vërdallë, por mund t’i vendosë edhe dy emra, prandaj do duhet të presim deri në qershor derisa vëllai i Amarit të lindë…