Kanë mbetur edhe pak kohë që Sara dhe Bardhi të kenë në krahë vogëlushen e tyre të parë. Pa dyshim, janë shumë të ëmocionuar të dy dhe po përpiqen ta shijojnë çdo moment të pritjes së ëmbël. Diku me emocione të mëdha, diku me siklete jo më pak të tilla, dy prindërit në pritje janë pothuajse gati për ta mirëpritur frytin e tyre të parë të dashurisë.
Ndërkohë që Sara për gjithë sezonin ka qenë në jurinë e “She’s on Top”, Bardhi nga ana tjetër, po vijon me shumë sukses projektet e tij dhe koncertet verore. I ftuar për të qenë pjesë e finales në “She’s on Top”, Bardhi tha se prej katër muajsh po jeton në Tiranë dhe jeta në kryeqytetin shqiptar po i pëlqen shumë.
“Kam katër muaj që po jetoj në Tiranë dhe po më pëlqen shumë. E kemi edhe shtëpinë në Kosovë, por nuk duam të kthehemi. Po më pëlqejnë shumë njerëzit dhe qetësia që po marr. Dhe kur dal rrugëve të Tiranës, shumë dashuri, shumë suport. Edhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur nga Shqipëria. Dhe thjesht energjia… “ – tha Bardhi.
Ndërkohë, për projektet e reja, ai shton se ka disa këngë gati, mes të cilave edhe një këngë që ia ka dedikuar vajzës që pritet të lindë së shpejti: “I kam disa projekte gati. Diku 5 këngë që do dalin së shpejti. Por kemi edhe një këngë për beben e vogël që po vjen…”, – tha ai.
Sara shtoi se këngën nuk e ka dëgjuar, por ka lexuar tekstin, edhe pse nuk ka arritur ta çojë deri në fund nga emocionet:“Vetëm tekstin kam lexuar. Nuk e kam dëgjuar muzikën, nuk e di se si e këndon. Sepse e shihja netëve që dilte në ballkon dhe shkruante. Më thoshte “po shkruaj”, por nuk më thoshte se çfarë. Kur hapa “shënimet”, vetëm e kam lexuar dhe nuk kam shkuar dot deri në fund…”
Po çfarë tjetër? Cili është emri i vogëlushes?
“Po, emrin e kemi vendosur, por nuk ua kemi thënë as familjarëve tanë. Madje, as edhe një shkronjë…” – tha Sara, por më gjithë këngëmbuljen e Argjirës, Bardhi tha:“Është një emër shumë i shkurtër, me tri shkronja. Dhe pak do ta merrni vesh. E kam surprizë te kënga, kështu që nuk e di a është mirë…” – shtoi këngëtari.
Asnjë shkronjë nuk zbuluan si përfundim, por kaq mjafton. Emri ka vetëm tri shkronja… Vriteni mendjen tani!