Të njohur si një nga dyshet më karizmatike të ekranit, Donald dhe Romeo Veshaj sot festojnë ditëlindjen. Dy vëllezërit janë mjaft të dashur për publikun shqiptar, që nga koha kur argëtonin publikun në “Al Pazar” me humorin e tyre, e deri më sot që i shohim në ekranin e Top-Channel, në emisionin e tyre “Më lër të flas”.
Përpos profesionit të tyre, ata kanë spikatur edhe për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, e cila u theksua edhe më shumë gjatë BBV1, ku Donaldi ishte brenda shtëpisë ku dhe u cilësua si “kryefjala” e sezonit, edhe pse nuk mundi të fitonte çmimin e madh, ndërsa Romeo e ngriti edhe më lart figurën e vëllait të tij me gjithë përkrahjen e tij nga jashtë.
Binjakët sot mbushin plot 28-vjeç, ndërsa ka qenë partnerja e Donaldit, Bora Zemani, ajo që e ka njoftuar ditëlindjen e tyre në 00:00, përmes një postimi në Instastory ku Romeo e Donaldi përqafojnë dhe urojnë njëri-tjetrin. “Shumë urime për ju ❤️❤️” – shkruan Bora në postimin e saj.
Epo urime, gëzuar ditëlindjen binjakët më “cool” në qytet! ❤️