Neda Balluku është një prej ish-konkurrenteve të ‘BBA’ e cila krijoi një marrëdhënie brenda formatit dhe tashmë ka krijuar një familje të madhe.
Shpeshherë ajo është parë të jap opinione lidhur me këtë edicion të ‘BBV3’.
Pas një veprimi tepër të papranueshëm të bërë ditën e sotme, ku Rike i derdhi në kokë panën Eglës, Neda ka marrë shkas dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka reaguar ashpër ndaj banoreve.
‘Ky nuk është Big Brother i grave dhe nuk ka për të qenë kurrë. Kurrë në jetë s’e kisha besuar që do më vinte dita të shpresoja që një burrë i radhës, të fitojë kupën e radhës.’- ka thënë Neda ndër të tjera.