Neda Balluku postoi sot një foto nga spitali ku bënte thirrje të mos i injorojmë sinjalet që na jep trupi. Megjithatë, ajo nuk zbuloi se çfarë kishte ndodhur me të.
Më vonë, ajo ndau një postim tjetër, ku mes falënderimeve për stafin e mjekëve të QSUT, zbuloi edhe llojin e ndërhyrjes që kishte kryer.
“Nuk kam një diagnozë misterioze. Gjatë ekos abdominale që bëra para disa javësh, për shkak të disa shqetësimeve, m’u konstatuan gurë në kolicist (tëmth) dhe u detyrova t’i nënshtrohem ndërhyrjes për ta hequr. Tetori ka qenë vërtet sfidues për mua, sidomos në aspektin shëndetësor dhe tani dua të shërohem për veten, familjen dhe gjërat e bukura që do të vijnë”, -ka shkruar Neda duke falënderuar edhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe.