Ana Ejupit iu tha në spektaklin e BBVK se duhet ta linte përgjysmë garën në bazë të kërkesës që ka bërë familja e saj.
Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, ndërsa vendimin duhej ta merrte menjëherë.
Pasi u mendua disa minuta, banorja tha se do të vendoste vetë dhe se do të qëndronte akoma në lojë.
“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.
E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.
“Ne të duam me zemër, që ti të vazhdosh lojën, të tregosh çfarë vajze je duke na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.
Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.