E ka gjetur gjithmonë veten në projekte të reja, në sipërmarrje të re, në punë… Dhe duket sikur planet familjare, ato për ta zgjeruar familjen e saj, i ka lënë në një plan të dytë. Por nuk ka ka hequr dorë. Sepse beson që, nëse gjërat janë të shkruara, ato do të ndodhin. Kështu edhe për familjen e saj. Nëse është e shkruar që një fëmijë i dytë t’u vijë në familje, atëherë është i mirëpritur.
Kështu tha Aulona Musta në një intervistë të fundit për “Pushime on Top”. E pyetur “me delikatesë” nga Lei Kraja për planet e zgjerimit të familjes, Aulona tha se ka pasur në plan, por tashmë edhe e tremb pak ky fakt.
“Për shumë kohë e kam menduar që do bëj një fëmijë të dytë, por më pas, punët, gjërat, koha iku… Dhe tani, me thënë të drejtën, edhe dua, por edhe më tremb. Kështu që, nuk mund të jap dot një përgjigje” – thotë Aulona duke shtuar se deri tani ka besuar që gjërat i kanë ardhur gjithmonë në momentin e duhur.
“Unë kam qenë shumë me fat në jetë dhe mendoj që gjërat më kanë ardhur gjithmonë në momentin e duhur, në kohën e duhur, kështu që nëse është e shkruar të kem një fëmijë të dytë, është i mirëpritur…”