Aktorja Anna Lika, gjatë një interviste në “S’e luan Topi” mori një mesazh nga mamaja e partnerit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi.
Ajo i tha se të ëmën nuk e zëvendëson dot, por do të jetë pranë saj në momentet më të vështira.
Antoneta Nushi: Më ke hyrë në zemër, ky raport u forcua në momentin e ikjes së nënës tënde, nuk mund të harroj atë ditë që erdhi lajmi, ju ishit në shtëpinë time për të festuar Krishtlindjet. Nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por edhe ndër miket e mia më të mira, unë nuk mund ta zëvendësoj, por të premtoj që do të më kesh gjithmonë pranë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde, ji e lumtur, unë të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, lumturi pafund me Bjordin dhe qofsh e lumtur.
Anna rrëfeu edhe pengun që i ka ngelur me nënën e saj.
“Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë-thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente. E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë.” – tregoi aktorja.