Një deklaratë e influenceres Pamela Shqezi në emisonin “Ftesë në 5” ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit.
Ndërsa po trajtohej tema “burrat kanë më shumë luhatje me peshën pas martese…pse ndodh ky ndryshim më shumë te burrat se te gratë?” , Pamela është shprehur se pas martese gratë e ‘lëshojnë’ veten duke shtuar në peshë pasi nuk kujdesen për veten dhe prej kësaj partneri edhe mund ta tradhëtojë.
Kjo deklaratë e influenceres nuk është pritur aspak mire në rrjet dhe një ndër personazhet që ka reaguar ka qenë gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila përmes një postimi në Instagram shkruan se ndihet e keqardhur për të shprehurin e grave dhe vajzave në këto hapësira mediatike dhe po japin mesazhe të cekëta, ndërsa ende nuk kanë kuptuar si funksionon trupi i tyre.
Shkrimi i plotë i Fatmës: