Personazhi që po flitet se do të zëvendësojë Arbër Hajdarin në BBV3, është pikërisht Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë i cili është kthyer në një fenomen të padisktuar në Shqipëri dhe Diasporë.
Por me vendin e Zhaklin Lekatarit çfarë do të bëhet? Do të vazhdojë si opinioniste në edicionin e ri përkrah Luizit apo do të heqë dorë nga ky pozicion?
E pyetur rreth kësaj në një intervistë, Zhaklin Lekatari, ka thënë:
“Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë t’a zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.
Gjithashtu ish-opinionistja e BB VIP uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.
Kujtojmë që pas përfundimit të edicionit të shkuar, Zhaklina është përfshirë në shumë debate me ish banorë dhe personazhe të tjerë njohur si Vesa Luma, Fjoralba Ponari etj.
Do të donit të shihnit Luizin dhe Zhaklinën së bashku si opinionistë në BBV3 ??