Prej disa javësh Luiz Ejlli ishte i pranishëm në SHBA, aty ku mbajti koncerte për shqiptarët që duan muzikën e tij. Mungesa e Kiarës u vu re nga të gjithë, por Luizi tha se partnerja e tij kishte angazhime të tjera, ndaj nuk mund të vinte.
Por, mesa duket Kiara nuk e la dhe aq “vetëm” Luizin. Në rrjet ka qarkulluar një foto ku shihet Luizi me tezen e Kiarës dhe bashkëshortin e saj.
Mesa duket artisti ka arritur të krijojë një raport shumë të mirë me familjen e Kiarës. Nuk dihet nëse tezja e Kiarës shkoi në SHBA në të njëjtën kohë me Luizin apo kishte shkuar më parë.