Luiz Ejlli ditën e sotme ka gjetur një ‘surprizë’ në shtëpinë e tij të re, që është drejt përfundimit.
Këngëtari ka gjetur një zog që fluturonte në ambientet e sallonit të shtëpisë së tij, moment të cilin e ka ndarë edhe në Instastory, ndërsa shkruan: “U zgjova me një mik të ri”
Mirëpo, pas kësaj ‘surprize’ mëngjesi, Luizi ka ndarë një tjetër postim në story, ku tregon se i është verifikuar llogaria, duke iu rikthyer kështu tick-u blu.
“A e shikon që kanë të drejtë gratë që thonë që kur të hyn një zog në shtëpi, sjell mirësi. Se u bëra me tick blu. Nuk e di si, po jam bërë me tick blu. Me sa duket ma paska sjellë ai zogu. Kështu që, faleminderit zogu për tickun blu” – shprehet me humor Luizi në videon e tij.
Epo, ju që nuk jeni supersticiozë, mendojeni edhe një herë! :p