Duket se largimi i Lisit ‘Prime’-n që lamë pas, ka afruar edhe më shumë dyshen Romeo-Heidi.
Ditët e fundit Romeo ka qenë i mërzitur për largimin e shokut të tij, ndërsa Heidi i ka shkuar pranë duke i kërkuar të mos mërzitet.
Dyshja kanë shijuar momente romantike në oborr mes puthjesh, përqafimesh dhe fjalësh të ‘ëmbla’ për njëri-tjetrin.
Romeo-Heidi po afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe duket se më në fund, edhe një tjetër çift po konsolidohet brenda shtëpisë së BBV.