Roza Lati ka qenë e eleminuara e radhës në BBV, vetëm pak ditë para përfundimit të këtij edicioni.
E njohur për natyrën provokuese, pak ‘pikante’ dhe pa filtra, Roza ka shfaqur veten në të gjitha dimensionet e saj në shtëpinë e BBV.
Pas daljes, ish-banorja ja qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka dhënë deklaratat e saj të para sa i përket qëndrimit të saj dhe lojës në BBV.
Ajo është pyetur nga opinionistët edhe për disa nga banorët dhe situata të saj brenda shtëpisë – për Eglën, pse rregulloi marrëdhënien me Romeon dhe debati që do donte të kishte shmangur brenda shtëpisë, pyetje të cilave Roza Lati iu përgjigj kështu:


