Gloria Meshi, ish-fermerja e “Ferma VIP” ka fituar simpatinë e shumë njerëzve pas edicionit të parë të formatit. Eksperienca i ka shërbyer që ndjekësit e shikuesit ta njohin më mirë përtej rrjeteve sociale, teksa këto të fundit i përdor për të komunikuar sa më shumë me ta.
Në intervistën më të fundit virtuale, Gloria ka zbuluar rreth marrëdhënieve aktuale me ish-fermerët, për të cilët është shprehur se i mungojnë, por tani të gjithë po merren me projektet dhe familjet e tyre ndaj s’ka qenë momenti i duhur për t’u takuar.
Ajo vetë është duke ndërtuar një atelie pasi dëshiron të ushtrojë profesionin si stiliste, por ndjekësit kanë pritur të reja nga jeta private. Gloria është prej kohësh e lidhur dhe ata e kanë pyetur se kur e sheh veten mama.
Pas “Ferma VIP” duket se është shtuar edhe kurioziteti për ta parë në një format tjetër, pse jo si Big Brother, por modelja është përgjigjur se nuk i përshtatet.
-Do të jesh pjesë e Big Brother 4?
“S’është program që do e përballoja psikologjikisht dhe s’do të doja ta shikoja veten në pozicion që do të më vinte keq, s’është program me të cilin unë do të përshtatesha, isha në format të ngjashëm po aty ku e shoh veten tamam midis kafshëve dhe personazheve të edukuar, format që përfaqëson vlerat dhe jetën në fshat.”