Producenti Ermal Mamaqi, ishte i ftuar në “Top Story”, ku foli për epokën e re të filmit shqiptar dhe kontributin e tij, duke sjellë filma komikë, në të cilat ka luajtur edhe si aktor protagonist.
Mamaqi tregon se është sulmuar dhe goditur për filmat e tij, ndërsa tregon se shumë nuk e kanë mbështetur, por gjithsesi shprehet se është krenar që filmat e tij janë përkrahur dhe pëlqyer nga publiku.
“Edhe janë sulmuar dhe goditur nga disa mjeshtra të kinemasë që fatkeqësisht pinë raki te Akademia e Arteve. Ajo që më pëlqen dhe jam krenar që ndodhi me filmat e mi është që jo vetëm u përkrahën nga publiku, por bënë diçka që u reflektua në industri. U motivuan shumë të tjerë për të bërë një film independet dhe u pa një fakt i tillë që po, mund të bësh lekë me filmin shqiptar” – ka thënë Ermali.