Heidi dhe Romeo, dy banorë të ‘BBV3’, krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur e cila përfundoi shumë herët.
Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga njëri-tjeri por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë.
Mbrëmjen e sotme dyshja është parë të shijojë praninë e njëri-tjetrit në oborr, me puthje dhe përqafime dhe siç duket kjo është një shenjë e mirë për ta.
Ky moment ka ardhur pak pas dronit që mbërriti në shtëpi për Romeon nga Vesa, ku shkruhej:
“T’kan plagos mos lejo me t’vra. #VeRo” – ajo që bëri përshtypje ishte hashtagu #VeRo, bashkim i dy emrave Vesa dhe Romeo, i cili deri më tani ka qarkulluar në rrjet si #HeRo, hashtag për çiftin Heidi-Romeo.