Pasi më në fund e kaloi periudhën e “reflektimit” që donte të kishte me veten e saj, larg mediave, intervistave e madje dhe miqve të saj, Efi vendosi të bënte gati valixhet e të nisej për ca pushime të mira jashtë Shqipërisë.
Por mesa duket, “tersi” e ka bërë “follow” Efin dhe nuk i ndahet. Pushimet e saj, finalistja e BBV duket se nuk i shijoi dot shumë, pasi u sëmur dhe vendosi të kthehet sërish në shtëpi. (Lexo këtu)
Meqë këto ditë vere po i kalon në shtëpi, Efi vendosi të hapë një “Ask me”, ku ndjekësit e pyesin. Dhe cilat janë pyetjet që Efit iu bënë direkt?? Sigurisht, pyetje lidhur me Luizin dhe “Gencin” , partnerin e saj.
Lidhur me Luizin, Efi u pyet nëse do të vijojë t’a suportojë, meqë sot nxjerr këngën e re dhe Efi pa hezituar u përgjigj.
“Normal që do e suportoj sepse Luizi dihet dhe besoj e dinë të gjithë që është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik dhe i uroj shumë shumë shumë suksese” – tha Efi.
Nga ana tjetër, një pyetje lidhur me partnerin e saj, ka nxitur disa aludime në rrjet.
Në një nga pyetjet, Efi u pyet se kur do të na prezantojë me princin që i mori zemrën dhe përgjigjja e saj la të kuptohet që ndoshta ky “princi” as nuk ekziston më, pasi kamerën e drejtoi direkt nga maçoku i saj Boris, duke treguar se është i vetmi që ia ka marrë zemrën.
Nuk e dimë nëse Efi thjesht nuk do të flitet fare lidhur me jetën e saj personale dhe partnerin e saj, apo nëse është ndarë, por nga ajo që na tregoi, momentalisht zemrën e Efit e ka vetëm maçoku i saj!