Efi Dhedhes ka qenë e ftuar sot si rrallëherë në një intervistë në “Top-Channel”. E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo ka treguar për gjithë projektet e saj, potenciale dhe ato faktike, që pritet të nisë së shpejti.
Si fillim ajo është pyetur lidhur me televizionin dhe projektet që ka, ndërsa ish-banorja ka treguar se nuk ka marrë ndonjë propozim ende për atë që synon, moderimin në spektakël humori ose të një formati si “S’e luan Topi”.
Gjithashtu, ajo ka treguar se ka marrë edhe një ofertë për një rol në filmin “Në kuadër të dashurisë”, të cilin nuk e ka pranuar për arsye se ishte episodik dhe jo rol kryesor, ndërsa ka treguar se është e hapur edhe për oferta filmash dhe projektesh kinematografike.
Nga ana tjetër, Efi ka treguar se edhe shumë projekte të tjera janë gati për të nisur. Së fundmi, ajo ka sqaruar se po vazhdon kontratën e premtuar në BBV me “Lori Caffe”, e cila ishte shtyrë deri tani për arsye që ajo nuk i ka ndarë me publikun.
Gjithashtu, Efi ka treguar se po hap biznesin e saj të ri, një studio që do të miksojë tatuazhet me make-up. Puna e Efit në studio do të jetë “make up permanent”, që do të thotë make up i përhershëm.
Me sa duket, më në fund pas një periudhe të gjatë qetësie, Efi është gati për t’iu futur punës dhe ne i urojmë suksese në projektet e saj të reja!