Luiz Ejlli konfirmoi ditën e sotme lajmin se partnerja e tij, Kiara Tito, është shtatzënë për herë të parë.
Ai e bëri të ditur lajmin nëpërmjet këngës së re, “Frymë”, ku publikoi edhe pamje nga festa e “gender reveal”, ku mësuan se janë në pritje të një vajze.
Në fillimin e klipit, shihet edhe momenti kur Kiara i tregon Luizit se është në pritje të ëmbël deri te ekoja e më pas vazhdon me çiftin përgjatë kësaj kohe deri te festa e “gender reveal”. 🙂